VIDEO-SYRI TV/ Foshnja e braktisur në Golem, nëna ka braktisur edhe një fëmijë tjetër

17:56, 08/05/2023
A+ Aa A-

22-vjeçarja, nëna e foshnjës 2 muajshe që u gjet pasditen e së shtunës e braktisur pranë koshave të mbeturinave në Golem është shpallur në kërkim nga Policia. Syri TV zbulon se  e reja kohë më parë ka braktisur dhe një tjetër fëmijë, vetëm 3 vjeç. Policia ka shtrirë kërkimet në Durrës dhe Tiranë për gjetjen e 22 vjeçares ose familjarëve të saj.

Nga SYRI TV

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar më 6 maj në Golem, ku një foshnje vajzë rreth 2 muajshe u gjet e braktisur pranë disa koshave të mbeturinave nga një qytetar, i cili e dërgoi në maternitetin e Durrësit.

Policia e Kavajës ka zbuluar se foshnja ishte braktisur nga nëna e saj, një 22-vjeçare e cila është identifikuar dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Burime thanë për SYRI TV se ky nuk është rasti i parë që 22-vjeçarja braktis foshnjën e saj, përpara pak kohësh ajo ka braktisur dhe një fëmijë 3-vjeç i cili është marrë nën kujdestari nga shërbimi social.

Burimet thanë për Syri TV se policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares, e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës.

Ndonëse ende nuk kanë mundur të kontaktojnë me ndonjë të afërm apo familjar të 22-vjeçares, policia ka shtrirë kërkimet për 22-vjeçaren në disa qytete të vendit, kryesisht në Durrës dhe Tiranë.

SYRI TV është interesuar dhe për gjendjen e foshnjës, teksa aktualisht paraqitet e stabilizuar në pediatrinë e Spitalit të Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco