Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë do të bëjë Albin Kurti me asociacionin?

Vjedhja e 550 mijë € në banesën e zyrtares se Ramës, kërkohet ekspertim kontabël për vlerësimin e pasurisë së Klosit

Vjedhja e 550 mijë € në banesën e zyrtares se Ramës, kërkohet ekspertim kontabël për vlerësimin e pasurisë së Klosit

15:17, 08/05/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës, ka vendosur të realizojë një ekspertim kontabël për të mësuar vlerën reale të pasurisë që justifikon ish-Drejtoresha e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

“Ora Neës” ka mësuar se një eksperte kontabël është caktuar nga prokurorja Mirela Zavalani, duke kërkuar që përmes akteve hetimore që ndodhen në dosjen penale ndaj Alda Klosit, ekspertja të nxjerrë vlerën reale të pasurisë së Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj, Altin Klosi.

Prokuroria i ka caktuar disa detyra ekspertes dhe pritet që në fund të muajit Maj 2023, raporti i ekspertimit ti vihet në dispozicion grupit të hetimit.

Të gjitha deklaratat e pasurisë të dorëzuara nga Klosi pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, Kredit e mara, pronat e shitura dhe investimet e realizuara, janë objekt i këtij ekspertimi kontabël.

Këto veprime kryhen paralelisht me hetimin për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Deklarim i rremë para prokurorit” dhe “Mosdeklarim apo Fshehje të pasurisë”.

Qëllimi i prokurorisë së kryeqytetit, për nisjen e hetimit pasuror është për të zbuluar origjinën e ligjshme financiare të pasurive që janë në emër të Klosit, bashkëshortit të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Aktualisht Alda Klosi vijon të qëndrojë e izoluar në ambientet e Burgut të Grave në Tiranë. Ish-zyrtarja dhe gruaja e besuar e ish-ministrit Arben Ahmetaj, u arrestua në fillim të muajit Shkurt 2023, si person i dyshuar për posedimin e paligjshëm të 550 mijë euro, të sekuestruara në banesën e pastrueses Rozeta Dobit.

Arrestimi i Klosit erdhi, menjëherë pas dëshmisë së Rozetës dhe djalit të saj Havier Dobi. Mes dy grave të arrestuara, Klosi dhe sanitares Dobi, prokuroria ka realizuar dy ballafaqime.

Por në përballjen e tyre, dy mikeshat kanë mbajtur qëndrime të kundërta pasi ish-zyrtarja flet dhe i qëndron versionit për vjedhjen e shumës 120 mijë euro.

Ndërsa Dobi, tregon se me lejen e Alda Klosit ka marrë nga banesa e saj, mbi 500 mijë euro për ti fshehur në shtëpinë e saj që ndodhet në zonën e “Astirit”.

Të dy zonjat e përfshira në këtë çështje ndodhen në masën “arrest në burg”, ku Rozeta Dobi akuzohet për vjedhje në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi.

Ndërsa Alda Klosi, akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Sipas policisë, shuma prej mbi 400 mijë eurosh e sekuestruar në shtëpinë e sanitares pas arrestimit të saj është e pa justifikuar me burime të ligjshme nga ana e ish-zyrtares Klosi./Oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco