Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Harta e re gjyqësore, problemet dalin në sipërfaqe. Në Prokurorinë e Fierit vetëm 9 prokurorë

17:06, 04/05/2023
A+ Aa A-

Në Fier kanë nisur të shfaqen problemet e para të hyrjes në fuqi të hartës së re gjyqësore. Sipas juristëve, numri i dosjeve të mbartura është rritur dhe për pasojë koha për shqyrtimin e tyre zgjatet. Ndërkohë Prokuroria e Fierit po operon vetëm me 9 prokurorë nga 22 që duhet të kishte në organikë.

Nga SYRI TV

Nisja e zbatimit e hartës së re të gjyqësore ka sjellë kolaps në institucionet e Prokurorisë dhe të gjykatës në Fier, ndonëse këtyre institucioneve do t’u shtohet personel nga gjykata  dhe prokuroria Lushnjës.

Aktualisht në Prokurorinë e Fierit janë 9 prokurorë, ndërsa sipas Kreut të Dhomës Avokatisë, Fier Ermal Hamataj dhe avokatit, Ervis Goxhaj, kjo prokurori do duhej të kishte së paku 22 prokurorë.

Gjykata Fier ka  në shqyrtim 10 mijë dosje penale e civile teksa i shtohen edhe 2 mijë dosje të mbartura nga gjykata e Lushnjes.

Kostot e rritura të hartës së re gjyqësore sipas juristëve do ti paguajnë qytetarët e thjeshtë që u duhet të përballen me institucionet e drejtësisë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco