Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Shqiptari vjedh makinën e përplaset me portën e burgut, rreh edhe policët

Shqiptari vjedh makinën e përplaset me portën e burgut, rreh edhe policët

08:39, 04/05/2023
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar vodhi një makinë, la pas një patrullë policie dhe pas një ndjekjeje të guximshme në Tiburtina, u përplas me portën e burgur në Rebibbia. Sipas medieve italiane, protagonisti i natës ishte Angelo Coli, një djalë 23-vjeçar shqiptar që sfidoi agjentët në bordin e një Audi në Primavalle.

Alarmi nga banorët i vuri policinë nga pas, por i riu megjithatë vendosi të arratisej.

Në atë moment nisi ndjekja dhe për disa minuta Coli vazhdoi të shtynte gazin duke përhapur panik nëpërmjet Tiburtinës, duke iu shmangur makinave të tjera dhe duke rrezikuar të aksidentohej.

Megjithatë, sapo arriti  në Rebibbia, përpjekja për të humbur policinë shkoi keq. Në një kthesë, makina e vjedhur u përplas me portën  e burgut më të madh romak. Aty përfundoi gara, por sërish hajduti nuk u dorëzua.

Sapo doli nga makina, ai goditi me forcë një oficer duke e rrëzuar në tokë dhe shkelmoi një oficer tjetër. Më në fund, pasi u arrestua u dërgua në burg.

Agjentët, nga ana tjetër, u shtruan në spital me katër ditë prognozë secili për traumat e raportuara përkatësisht në shpatull dhe në gju.

Tani është nën hetim për vjedhje makine dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, si dhe për dëmtim të makinës, e cila u shkatërrua në përplasjen me portat e burgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco