Rëndohet masakra në Serbi/ 14-vjeçari vrau tetë fëmijë dhe rojen e shkollës

Rëndohet masakra në Serbi/ 14-vjeçari vrau tetë fëmijë dhe rojen e shkollës

11:36, 03/05/2023
A+ Aa A-

Një krim horror është regjistruar në Serbi. Tetë fëmijë dhe një roje shkolle janë vrarë në një shkollë në Vraçar.

Gazeta Kurir shkruan se gjashtë fëmijë dhe një mësuese janë plagosur dhe ndodhen në spital.

Autori i krimit është një nxënës 14-vjeçar, që u arrestua në oborrin e shkollës.

Raportohet se 14-vjeçari kishte debatuar fillimisht me rojen, para se të hapte zjarr. Autori është djali i një radiologu të njohur, raportojnë mediat.

I mituri K. K. raportohet se e ka kryer masakrën me armën e të atit. Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Nuk dihen ende motivet të cilat e kanë shtyrë adoleshentin të kryente këtë masakër brenda ambienteve të shkollës fillore, ku ishte regjistruar. 

Dyshohet se ai ka marrë një armë herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollën “Vladislav Ribnikar”. Sipas informacioneve, ai fillimisht ka debatuar me rojën e sigurisë dhe më pas e ka qëlluar me gjakftohtësi. Më pas ai ka hyrë në orën e historisë dhe ka nisur të qëllojë mbi nxënësit.

Raportohet se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë, një çantë shpine me municione dhe një koktejl molotov.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco