Vrasja mizore e kenianes Joy/ Kontroll në disa banesa, 6 të shoqëruar në Polici

Vrasja mizore e kenianes Joy/ Kontroll në disa banesa, 6 të shoqëruar në Polici

09:30, 29/04/2023
A+ Aa A-

Ka zhvillime në hetimet për vdekjen e shtetases keniane Joy Aoko. Burime bëjnë se gjatë natës dhe orëve të paratë mëngjesit janë kontrolluar 4 banesa dhe janë shoqëruar disa persona.

Policia dhe prokuroria janë vënë në aksion 9 muaj nga vdekja e 22-vjeçares e cila punonte në një kazino në Tiranë, ndërsa së fundi është bërë e mundur dhe zhbllokimi i telefonit të saj, nga ku kanë dalë edhe kontaktet e fundit që ajo ka pasur, njofton Faxweb.

Në mesin e personave që kanë shoqëruar është edhe shoferi i kazinosë ku  Joy punonte, Rodin Barçi, ndërsa në pyetje është marrë dhe i vëllai i tij. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e të vërtetës.

Joy Aoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.

Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, në një spital jashtë vendit ku u transferua nga familja e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco