Merr flakë kamionçina në rrugë

17:53, 27/04/2023
A+ Aa A-

Një automjet tip "Ford" ka marrë flakë në aksin rrugor Vlorë-Kotë.

Nga zjarri është shkrumbuar kamionçina e për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin P. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco