EMRI - VIDEO/ Shpërthimi në Shkodër/ Ja kush është pronari i lokalit, policia: Si ndodhi ngjarja…

08:58, 24/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje rreth shpërthimit me tritol në një lokal në Shkodër.

Ndërkohë është mesuar edhe emri i pronarit të lokalit që ka bërë denoncimin. Ai është Fran Kolbuçi 65 vjeç i cili në denoncimin e tij ka thënë se "kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi".

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco