Asnjë gjurmë nga dy të zhdukurit në Sarandë/ U fiksua nga kamerat, policia nis kërkimet për një të dyshuar

Asnjë gjurmë nga dy të zhdukurit në Sarandë/ U fiksua nga kamerat, policia nis kërkimet për një të dyshuar

16:11, 23/04/2023
A+ Aa A-

Janë mbyllur pa sukses kërkimet e policisë dhe familjarëve në fshatin Vrinë të Sarandës për gjetjen e trupave të dy të zhdukurve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

Burime për median bëjnë me dije se zona ku janë përqendruar kërkimet përveçse është territor i gjerë ka edhe dalje në det ndërsa policia prej ditës së djeshme është vënë në kërkim të një personi, fotografinë e të cilit e ka të fiksuar nga kamera sigurie.

Mësohet se ky person ende nuk është gjetur për t’u shoqëruar ku përpos këtij të fundit po kërkohen edhe persona te tjerë që mendohet se ndodhen jashtë shtetit.

Në lidhje me automjetin e rrëmbimit, policia dyshon se është përdorur edhe në ngjarjen e 5 dhjetorit 2022 ku u vendos eksploziv në banesën e L. L në lagjen nr.1 të Sarandës, por dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por dyshohet se autori mund të jetë i njëjtë.

Lidhur me shkaqet e ngjarjes, mendohet se Fatmir Sulovari nuk ka qenë drejtpërdrejtë objektiv i autorëve. Ai mësohet se ka qenë në Fier fillimisht dhe është nisur më pas për Sarandë. Ka qenë Thodhori ai që ka shkuar me makinë dhe e ka marrë në Kardhiq dhe të dy më pas kanë udhëtuar drejt qytetit bregdetar. Për shkak të shoqërisë me Thodhorin dhe prezenca e tij në momentin kur “Koçole” ka biseduar me autorët, dyshohet se ka rënë viktimë edhe 46 vjeçari fierak me dy mbiemra, Sulovari e Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco