I vunë pistoletën në kokë biznesmenit të druve, arrestohet Elton Llozhi, ishte me Ramazan Rrajën

I vunë pistoletën në kokë biznesmenit të druve, arrestohet Elton Llozhi, ishte me Ramazan Rrajën

22:28, 19/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka prangosur bashkë me Ramazan Rrajën edhe Luis Konomin alias Elton Llozhi. 

Luis Konomi ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë për rastin e shantazhit dhe kërcënimit të biznesmenit të druve Eral Myftaraj për tërheqje nga tenderi 1 milion euro në bashkinë e Tiranës. 

Operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fushë Krujë pranë vendit të quajtur "Ura e Gjolës". 

Sakaq, Ramazan Rraja ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Andi Malokut, dhe tentativën e vrasjes së ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Landi Muharremit i njohur ndryshe si "Rrumi i Shijakut".

Rraja mësohet se ishte kthyer nga Dubai dhe forcat e operacionale e kanë mbajtur në mbikëqyrje ditët e fundit. 

Ndërsa Elton Llozhi alias Luis Konomi, ka qenë "bingo" për forcat e policisë gjatë operacionit për prangosjen e Rrajës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco