‘I vunë pistoletën në kokë dhe i kërcënuan me jetë djalin’/ Pronari i firmës mori tenderin 1 milion euro

‘I vunë pistoletën në kokë dhe i kërcënuan me jetë djalin’/ Pronari i firmës mori tenderin 1 milion euro

11:33, 10/04/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policiaë së Elbasanit kanë rënë 3 persona pasi kanë kërcënuar biznesmenin Eral Myftaraj që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në Bashkinë e Tiranës me firmën që administronte.

Në pranga kanë rënë Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç.

Bëhet fjalë për një tender me vlere 1 milion euro për furnizimin me lënde drusore.

Sipas hetimeve të akuzuarit i kanë vendosur pistoletën në kokë administratorit Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi dhe e kanë kërcënuar edhe me jetën e djalit, Mateo Myftaraj.

Eral Myftaraj është administrator i kompanisë 'Meteo' në Gramsh me Nipti: K31505105J, Emri i Subjektit: ERAL MYFTARAJ.

Një nga të arrestuarit Shaqir Alcani rezulton pronar i firmës 'Alcani sh.p.k.'.

Kjo firmë ka përftuar 28 tendera, 13 prej tyre në Bashkinë e Tiranës.

Firma rezulton se kryesisht furnizonte me lëndë djegëse për ngrohje objekte arsimore.

Vlerave e tenderave të përfituara në përgjithësi nga kjo firmë nuk e kanë kaluar shifrën e 400 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco