Kishte shtruar iftar, prangoset nipi i deputetit të PS, Ramazan Rraja

Kishte shtruar iftar, prangoset nipi i deputetit të PS, Ramazan Rraja

20:59, 19/04/2023
A+ Aa A-

Arrestohet Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Forcat speciale kanë arrestuar mbrëmjen e sotme nipin e deputetit të PS-së, Ramazan Rrahja.

Arrestimi i tij është bërë rreth orës 19:45 minuta.

‘Ramazan Rrahja, nipi i deputetit socialist në zonën e Fushë Krujës, Rrahman Rrahja, u ndalua ndërsa ishte duke konsumuar darkën e iftarit me një grup besimtaresh myslimanë në një lokal pranë Urës së Gjolës’, shkruan gazetari Artan Hoxha.

Pas një informacioni të marrë në rrugë operative, një numër i madh i forcave speciale nga Tirana, kanë rrethuar lokalin që ndodhet në krahun e majtë të rrugës nacionale Vorë-Fushë Krujë.

Më pas ato kanë ndërhyrë duke arrestuar pa rezistencë, të kërkuarin Ramazan Rrahja.

Ramazan Rraja, ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut më 1 Nëntor 2019.

Në 1 Nëntor 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është qëlluar me armë ndaj makinës në lëvizje ku ndodheshin prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, Aleksandër Laho i njohur si Rumi dhe Andi Maloku, shoferi i magjistratit. Nga të shtënat, Maloku humbi jetën, ndërsa Ndoja dhe Laho u plagosën.

Fillimisht për ngjarjen u arrestuan dhe u lanë nën arrest me burg Redjan Rraja dhe Artiol Halilaj. Ndërsa në Janar erdhi vala e dytë e arrestimeve lidhur me ngjarjen. Në pranga Bashkim Haxhiaj; 54 vjeç; Marsel Deçka; 38 vjeç;  Kili Nerjaku alias Genti Ndërjaku, 40 vjeç; të tre banues në Durrës; si dhe Endrit Sinani, 29 vjeç dhe Juljan Pjetri, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndërsa në kërkim, u shpallën Amar Shkëmbi, Plarent Dervishaj,  Julian Meçaj dhe Ramazan Rraja. Ky i fundit u ndalua këtë të Mërkurë, ndërsa Shkëmbi në muajin Shkurt.

Ndaj të gjithë këtyre personave, GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg.

Sipas akuzës, ishte pikërisht Plarent Dervishaj urdhërues i atentatit te mbikalimi i Shkozetit. Dyshohet se mes tij dhe Aleksandër Llahos, kishte përplasje. Konflikti mes palëve dyshohet se u agravua pas atentatit që iu bë Dervishajt në Durrës në Qershor 2019, kur makina me të cilën lëvizte u qëllua me armë zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco