Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

SYRI TV/ Laç, çahen prapë pallatet e riparuara, banorët: Kanë lënë punimet në mes

15:01, 17/04/2023
A+ Aa A-

Pasi përfundoi rikonstruksioni nga rindërtimi, pallatet në Kurbin çahen përsëri. Këtë herë është firma që po ndërton ujësjellësin e ri të Laçit, e cila ka hapur kanale dhe shtruar tuba nëpër pallate, por duke lënë në mes punimet. Banorët ankohen për këtë problematikë dhe kërkojnë zgjidhje. Nga ana tjetër, 11 milionë euro janë investuar për ujësjellësin e Kurbinit, por edhe pse janë tejkaluar afatet, ai ende nuk ka përfunduar.

Syri tv

Pak muaj pasi u rikonstruktuan për shkak të dëmeve nga tërmeti, disa pallate në qytetin e Laçit janë rikthyer përsëri në kantier ndërtimi.

Këtë herë, është firma që po ndërton rrjetin e ri të ujësjellësit në Laç, e cila ka hapur kanale në muret e pallateve, për të vendosur tubacione të reja të furnizimit me ujë, duke sjellë shqetësim për banorët.

Banorët kërkojnë nga bashkia e Kurbinit zgjidhjen e menjëhershme të kësaj problematike, duke i kërkuar firmes mbyllje e kanalizimeve të lena pëgjysëm.

Ndërtimi i ujësjellësit të ri nisi në Prill të vitit 2020, dhe parashikohej të përfundonte brenda dy viteve. Vlera fillestare e projektit kapte shifrën e 7 milionë eurove, por në fund të vitit 2022, këtij projekti iu shtuan dhe rreth 4 milionë euro shtesë, duke i fryrë shifrat në plotë 11 milionë euro. Por pavarësisht se janë shpenzuar 11 milionë euro të taksapaguesve, qytetarët e Kurbinit presin prej tre vjetësh ujë në çezmat e banesave të tyre, por ujë ende nuk ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco