Shifrat/ Shqipëri, asnjë humbje jete nga Covid-19

Shifrat/ Shqipëri, asnjë humbje jete nga Covid-19

17:03, 16/04/2023
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike të Covid-19. Kështu, referuar shifrave të bëra publike, në orët e fundit janë kryer 110 testime, ndërsa 12 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Fatmirësisht prej ditësh nuk raportohet asnjë humbje jete . Aktualisht në gjithë vendin janë 175 qytetarë aktivë me Covid-19.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 110 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:5 në Tiranë , 4 në Vau Dejës, 2 në Himarë, 1 në Vlorë. Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Prill 2023)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 110

Testime totale 2,052,830
Raste pozitive 334,082
Raste të shëruara 330,303
Raste Aktive 175
Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Vlorë 14
Shkodër. 6
Fier 5
Elbasan. 4
Korçë. 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco