Hiqet pezullimi i shefave, kthehen në detyrë drejtuesit e krimit ekonomiko-financiar

Hiqet pezullimi i shefave, kthehen në detyrë drejtuesit e krimit ekonomiko-financiar

16:15, 16/04/2023
A+ Aa A-

30 ditë pasi ‘shkarkoi’ shefat e strukturave vendore të krimit ekonomiko-financiar duke i pezulluar nga detyra, drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku është tërhequr nga ky vendim.

12 drejtuesit e sektorëve në drejtoritë e policive në qarqe janë rikthyer në detyrë.

Ata u pezulluan nga funksioni për shkak të mungesës së efikasitetit të këtyre strukturave dhe mospërmbushjen e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo goditjen e korrupsionit.

Muaj më parë zyrtarisht u njoftua se pezullimi do të zgjaste deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të policisë së shtetit, por nuk dihet nëse drafti i hartuar është miratuar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Struktura e re synon riorganizimin e uniformave blu, përfshirë rindarjen e zonave policore dhe fuqizimin e sektorëve problematikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco