'Jeni grup i dobët'/ Si nisi sherri në TikTok që përfundoi me dy të plagosur

'Jeni grup i dobët'/ Si nisi sherri në TikTok që përfundoi me dy të plagosur

10:40, 15/04/2023
A+ Aa A-

Një konflikt i nisur në TikTok, përfundoi me nxjerrje armësh mes të rinjve në Durrës. Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit, 4 të rinj u konfliktuan në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit, konflikti agravoi dhe dy të rinj mbetën të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë plagosur nga një plumb rikoshet që është qëlluar mbi automjetin e tyre nga personi me të cilin kishin shkuar të sqaroheshin pas një sherri në TikTok.

Policia ka shpallur në kërkim Klajdi Mancakun, 25 vjeç, pasi  dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit, me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”.

Policia ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund të fshihet 25-vjeçari. Gjithashtu janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, për të mos lejuar largimin e tij jashtë vendit.

Burime policore bëjnë të ditur se dy të rinjtë e përfshirë në konflikt njihen si problematikë.

Nga të shtënat mbeti i plagosur kushëriri i Marios, i identifikuar nga policia si Jurgen Vrioni dhe shoku i tyre Arben Haxhiu. Pas ndihmës mjekësore Jurgen Vrioni ka dalë nga spitali, ndërsa Arben Haxhiu vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u regjistrua në lagjen 10 të Durrësit, pas mesnate.

Sipas burimeve, Klajdi Mancaku dhe grupi i tij kundërshtar Mario Vrioni, Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin me njëri-tjetrin. Mario Vrioni pretendon se është muzikant dhe ka një grup që merret me muzikë moderne.

Klajdi ka komentuar duke shkruar se 'jeni grup i dobët' dhe se 'nuk jeni realë'. Pas kësaj Mario Vrioni dhe Klajdi Mancaku janë konfliktuar verbalisht duke ofenduar njëri-tjetrin. 

Nga hetimet e para rezulton se autori i dyshuar, rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit. Duke ndjerë rrezikun, Mario ka marrë kushëririn e tij, Jurgenin dhe shokun e tyre të përbashkët Arben Haxhiun për t’u ballafaqur me Mancakun.

Kur ka shkuar në vendin ku e kishin lënë takimin, sipas deklaratës së tyre, Mancaku, që njihet dhe si shok i reperit Klevio, sapo i ka parë që janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit, dhe është larguar menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco