Po hynte në Shqipëri me 52 doza kokainë, pranga në Morinë

Po hynte në Shqipëri me 52 doza kokainë, pranga në Morinë

10:32, 15/04/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitare në Morinë i ka vënë prangat një 35-vjeçari me emrin Herald Rexhepaj me banim në Tiranë, i cili po hynte ën Shqipëri me 52 doza kokainë me vete dhe disa me kanabis.

Policia tha se  në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin H. R.

 Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

 Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin H. R, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco