E 'spiunuan' me video në rrjetet sociale, Policia Rrugore kap shoferin që ecte në sens të kundërt

E 'spiunuan' me video në rrjetet sociale, Policia Rrugore kap shoferin që ecte në sens të kundërt

10:02, 15/04/2023
A+ Aa A-

Publikimi i një shkeljeje të rëndë të rregullave të qarkullimit rrugor, filmuar me celular nga një qytetar i rastit, ka bërë që shoferi të kapet dhe të ndëshkohet nga Policia Rrugore e Tiranës.

Vetë Policia Rrugore publikoi pamjet dhe njoftoi si u denoncua publikisht rasti:

"Më datë 14.04.2023, nga monitorimi i rrjeteve sociale, është konstatuar një drejtues automjeti që qarkullonte në sens të kundërt me levizjen, në rrugë inteurbane.
Menjëherë, nga shërbimet e Policisë Rrugore u organizua puna për identifikimin e drejtuesit të automjetit, i cili pasi u lokalizua u shoqërua në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Dejtuesi i automjetit u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 16 muaj, si dhe iu zbritën 3 pikë nga pikët e lejes së drejtimit."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco