Gjyqi i Shullazit, kërcënime me vrasje dhe përplasje e ashpër në sallën e gjyqit

Gjyqi i Shullazit, kërcënime me vrasje dhe përplasje e ashpër në sallën e gjyqit

18:28, 14/04/2023
A+ Aa A-

Ballafaqimi i Luftar Reçit me grupin e Emiljano Shullazit në Gjykatën Kundlr Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, për vrasjen e Vajdin Lames, Artan Arsit e Klodian Saliut, bashkëpunëtori i drejtësisë ka debatuar me disa nga avokatët e të pandehurve.

Detar Hysi që mbron në proces Lulzim Berishën, ishte kërcënuar me jetë nga Reçi.

‘Je një nga personat që do vritet’, thonë burime nga salla e gjyqit në GJKKO. Reçi ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porositës të dy vrasjet 17 vite më parë.

Avokati Hysi po i adresonte pyetje të pandehurit kur ky i fundit i është drejtuar me fjalë kërcënuese. I kontaktuar për këtë episod, Detar Hysi thotë se do t'i drejtohet me kallëzim prokurorisë dhe do të ndjekë hapat ligjor.

Për herë të tretë pas zvarritjeve të herëpashershme, Luftar Reçi del para togave të zeza të Gjykatës dhe grupit të akuzuar për vrasjet e 2005.

Për ngjarjet në fjalë Luftar Reçi akuzon Lulzim Berishën e Plaurent Dervishajn, që janë në kërkim, si dhe Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Indrit Rusin që ndodhen prapa hekurave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco