Probleme me shëndetin, Lefter Alla transferohet në spitalin e burgut

Probleme me shëndetin, Lefter Alla transferohet në spitalin e burgut

11:16, 14/04/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendos këtë të premte në orën 15:00 në lidhje me kërkesën e ish-zyrtarit të lartë.

Alla nuk u paraqit në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij, pasi bëhet me dije se ai ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

Alla akuzohet për 'shpërdorim detyre' dhe 'shkelje të barazisë në tender' lidhur me tenderin me vlerë afro 2.8 mln euro për projektin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco