Bora në Dibër bllokon Rrugën e Arbrit, qarkullimi devijohet në aksin Klos-Burrel-Ulëz

Bora në Dibër bllokon Rrugën e Arbrit, qarkullimi devijohet në aksin Klos-Burrel-Ulëz

09:14, 14/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Dibrës njoftoi se që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut  Dibrër ka pasur reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i Rrugës së Arbrit,  Bypass- Qafë Murrizë është  bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punojn për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore i bëri apel të gjithë drejtuesve të e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,  që të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Policia e Rrugore kërkoi që të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

"Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112", thuhet në përfundim të njoftimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco