Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

SYRI TV/ Rruga e fshatit Thanasaj krejtësisht e amortizuar, banorët: Nuk është vënë dorë prej vitesh

14:43, 09/04/2023
A+ Aa A-

Kjo është rruga që lidh fshatin Thanasaj në Lushnje, me zonën urbane të bashkisë. Siç shihet nga pamjet, rruga është krejtësisht e amortizuar, dhe pa ndërhyrje për mirëmbajtje prej vitesh.

Për banorët, kjo rrugë është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm.

Por teksa zgjedhjet po afrojnë, dhe kryebashkiakja socialiste Eriselda Sefa kërkon një mandate tjetër, ajo ka shkuar në këtë fshat duke u premtuar banorëve rikonstruksion të rrugës. Por për banorët edhe ky është një premtim i radhës elektoral.

"Makina dëmtohet, asnjë lloj investimi as ujësjellës as kanalizim i ujërave të zeza asgjë. Ne kemi  bërë kërkesa disa herë për këtë rrugë, para fushatash edhe pas fushatës. Fondi i kësaj rruge ka pas ardhur disa herë por nuk dihet se ku kanë përfunduar ato para. Bashkia kujtohet që të hedhë një rrugë çakull sa të marrin votat dhe në fund nuk ndodh asgjë."

Fshati Thanasaj, në njësinë administrative Dushk, është fshati më në skaj të kësaj bashkie buzë lumit Shkumbin, por kjo largësi nga qendra e Lushnjes, duket se ka bërë që kjo bashki ta harrojë dhe të mos e konsiderojë si fshat të sajin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco