Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Doganieri dhe dy ‘biznesmenë’ në pranga për kontrabandë arrash

VIDEO/ Doganieri dhe dy ‘biznesmenë’ në pranga për kontrabandë arrash

13:42, 09/04/2023
A+ Aa A-

VIDEO+EMRAT/ Doganieri dhe dy ‘biznesmenë’ në pranga për kontrabandë arrash

Një doganier dhe dy ‘biznesmenë’ janë arrestuar nga policia, pasi kanë qenë duke kontrabanduar thasë me arra dhe mallra të tjerë ushqimorë.

Engjëllush Çollaku  62 vjeç ka shpërdoruar detyrën duke lejuar kalimin e mallrave të ndryshme ushqimore pa dokumentacion, të cilët janë gjendur brenda automjeteve të shtetasve Olsi Çaushi, Rodol Orhan të cilët po ashtu janë prangosur.

Arrestimet janë bërë në doganë e Goricës  në Korçë.

Sipas policisë pranë vendit të quajtur ‘Qafa e Zvezdës’, janë ndaluar 2 automjete me drejtues shtetasit O. Ç. dhe R. O., në të cilat, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas i kishin kaluar këto mallra nëpërmjet Pikës Doganore Goricë, pa kryer veprimet përkatëse.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Qarku Korçë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ‘Skip’, për goditjen e kontrabandës së mallrave.

U kapën duke transportuar me 2 automjete, mallra ushqimore të kontrabanduara, vihen në pranga 2 shtetas.

Vihet në pranga edhe një doganier i Pikës Doganore Goricë, si dhe procedohet penalisht një punonjës i Policisë Kufitare Goricë, pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën, duke lejuar kalimin e mallrave, në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen mallra të ndryshme ushqimore.

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Skip’. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-O. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq;

-R. O., 56 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq;

-E. Ç., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, me detyrë doganier në Pikën Doganore Goricë.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor ‘Pustec-Korçë’, pranë vendit të quajtur ‘Qafa e Zvezdës’, kanë ndaluar 2 automjete me drejtues shtetasit O. Ç. dhe R. O., në të cilat, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas i kishin kaluar këto mallra nëpërmjet Pikës Doganore Goricë, pa kryer veprimet përkatëse.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. Ç., me detyrë doganier në këtë pikë doganore, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin P. B., 55 vjeç, banues në Korçë, me detyrë përgjegjës turni pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasit O. Ç. dhe R. O., për të kaluar mallrat, në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco