VIDEO-SYRI TV/ Veziko Bojko e humbur prej 40 ditësh, familjarët dyshojnë për vetëvrasje

15:48, 02/04/2023
A+ Aa A-

Veziko Bojko, 45 vjeç nga fshati Tërbaç i Vlorës ka humbur kontaktet me familjen prej më shumë se 40 ditësh. Ajo është larguar nga shtëpia për të mbledhur dru dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Familjarët nuk përjashtojnë mundësinë e vetëvrasjes, pavarësisht se trupi i saj nuk është gjendur.

Nga SYRI TV

Prej më shumë se 40 ditësh, Veziko Bejko nga fshati Tërbaç i Vlorës ka humbur kontaktet me familjarët. Bashkëshorti i saj, tregon se gruaja e tij pasi pinë kafenë e drekës doli nga shtëpia për të mbledhur dru, dhe nga i moment nuk është kthyer më. Pavarësisht se kanë kërkuar në të gjithë zonën, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe policinë, nuk kanë gjetur asnjë gjurmë prej saj.

Për djalin e saj nuk përjashtohet mundësia që nëna të ketë vrarë veten. Sipas tij, në familjen me 4 anëtarë, nuk kanë pasur asnjëherë konflikte.

sipas të dhënave nga banorët e zonës, 45-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit, epilepsia dhe goditjet në kokë teksa mund të jetë kjo një shkak përse zonja mund të ketë ndërmarrë aktin fatal.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco