FOTO/ Ky është autori, 4 emrat ku dyshon pronari i makinave që iu vendos GPS

FOTO/ Ky është autori, 4 emrat ku dyshon pronari i makinave që iu vendos GPS

10:03, 02/04/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që alarmoi policinë e Pogradecit mëngjesin e sotëm. Roja i prokurorisë njoftoi policinë se një person po vendoste diçka poshtë disa makinave dhe alarmi u dha për lëndë plasëse, por pas kontrolleve u verifikua se ishin dy pajisjeve GPS të vendosura në dy automjetet e Eris Çekanit.

Në dëshminë e tij në polici, Çekani është shprehur se ka dyshime se GPS është porositur nga një grup personash, konkretisht vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, shtetasi Mario Xhangolli dhe shtetasja Jona Duka (e dashura e Brianit).

Dyshimet e pronarit të mjeteve lidhen me këta persona pasi ka konflikt të hapur prej disa kohësh me ta. Ai ka deklaruar se janë të vetmit që dyshon për këtë ngjarje, pasi nuk ka konflikt me askënd tjetër veç 4 shtetasve të lartpërmendur. Dy vëllezërit Syzo janë të shpallur në kërkim disa muaj më parë, për shkak të një konflikti.

Nga kamerat e sigurisë, është e vështirë të identifikohet personi që i ka vendosur pajisjet poshtë dy mjeteve, pasi sipas informacioneve ai ka qenë i maskuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco