Roja i prokurorisë alarmon policinë: Dikush vendosi diçka poshtë dy makinave

Roja i prokurorisë alarmon policinë: Dikush vendosi diçka poshtë dy makinave

08:53, 02/04/2023
A+ Aa A-

Alarm në policinë e Pogradecit, pasi një person vendos një send të dyshuar poshtë një mjeti.

Burime bëjnë me dije se ka qenë roja i prokurorisë që ka lajmëruar policinë. Rreth orës 4 të mëngjesit ai ka vënë re një shtetas duke u shtrirë përtokë e duke vendosur diçka poshtë makinës.

Dyshimet lidhen me lëndë plasëse, megjithatë do të bëhen kontrollet për të vërtetuar nëse rezulton diçka e tillë. E gjithë zona është rrethuar me perimetra sigurie, ndërsa pronari i mjetit mësohet të jetë Eris Çekani.

Nga ana e policisë, janë sekuestruar të gjitha kamerat në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e personit që ka vendosur GPS, e për të zbardhur më tej rrethanat.

Policia e Pogradecit/ Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy automjetet në pronësi të shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec (të cilat i lëshon me qira) janë konstatuar dy sende të dyshimta.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco