Grabitje me armë në Tiranë, autorët zhvatin pronarin e një servisi

Grabitje me armë në Tiranë, autorët zhvatin pronarin e një servisi

21:57, 01/04/2023
A+ Aa A-

Një grabitje ka ndodhur në zonën e Bathores, në Tiranë mbrëmjen e kësaj të shtune.

Autorët mësohet se kanë qenë dy persona të armatosur me armë zjarri kallashnikov. 

Pre e grabitësve ka rënë pronari i një servisi automjetesh, Xh.Sh. 

Burime për Syri Tv bëjnë me dije se autorët kanë qenë me një mjet "Smart" dhe kanë ikur në drejtim të Durrësit.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranes dhe në disa zona të tjera.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 01.04.2023, rreth orës 20:45, në rrugën "Demokracia", Paskuqan 2, në një servis, dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen, pronarit të servisit, shtetasit Xh. Sh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco