Vlorë, arrestohet i dyti i bandës së hajdutëve, tetë vjedhje me firmën e tij

Vlorë, arrestohet i dyti i bandës së hajdutëve, tetë vjedhje me firmën e tij

09:59, 01/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka arrestuar të dytin anëtar të një bande hajdutësh, 18-vjeçarin me iniciale S.V. banor i qytetit.

Ai u arrestua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, e cila, e mbështetur nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, e kapën personin në kërkim në kuadër të operacionit "Storm 2".

Ky shtetas, në bashkëpunim me një persona tjetër të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se është autor i 8 rasteve të vjedhjes në qytetin e Vlorës.

Ndaj 18-vjeçarit S.V, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco