Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Librazhd, dy burrat e fshatit zhdëpin në dru gruan për vijën e ujit – policia ‘hap sytë’

22:17, 31/03/2023
A+ Aa A-

Një javë më parë, në fshatin Xhyrë të Librazhdit, do të përplaseshin dy familje, komshinj me njëra-tjetrën. Familja Muçaku nga njëra anë, dhe familja Facja nga ana tjetër.

Shkaku, një burim uji.   

E gjitha me një kontratë të firmosur nga autoriteti i ujërave, dhe katër familje të fshatit që kishin të drejtë ta përdornin këtë burim

Përjashto familjen Facja, e cila pavarësisht se nuk bënte pjesë në këtë kontratë, duket se kërkonte ta përvetësonte atë burim.

 Pas kësaj, ai shkon tek administratori i njësisë vendore, i cili e mohon të ketë një vendim për përdorimin e ujit në favor të familjes Facja, dhe madje e këshillon Muçakun që të njoftojë policin e zonës.

Pasi merr garancinë nga polici i zonës, ai kthehet i qetësuar në shtëpi. Por të nesërmen, fqinji i tij, është sërish duke punuar në vijën e ujit të burimit. Në këto kushte Muçaku i drejtohet sërish për ndihmë policisë.

 Për të dytën herë, polici i zonës, nga marketi i birrave, ka dhënë garanci se asgjë nuk do të ndodhte.

E ndërkohë, thirrja për ndihme tek policia vijon edhe në ditët e tjera kur punimet e familjes Facja tek burimi vazhdonin.

I lodhur nga indiferenca e autoriteteve, Agimi së bashku me gruan e tij Viturien, shkojnë vetë për të zgjidhur këtë situatë për pronësinë e ujit.

Por arsyetimi i tij për ta zgjidhur problemin nëpërmjet autoriteteve ligjzbatuese, duket se e ka zemëruar Agim Facjen, që ka reaguar në formën më të dhunshme ndaj tij dhe Vituries.

Pasojat janë të dukshme edhe sot pas një jave tek kjo zonjë, e cila ka provuar në trupin e saj të gjithë furinë e verbër, të një dhune absurde.

Pas dhunës brutale të pësuar, dy bashkëshortët, për të disatën herë kanë telefonuar policinë.

Me shpresën se kësaj radhe, kushtet do të ishin pjekur për të patur prezencën e uniformave blu në vendngjarje.

Dhe meqë policia sot e kesaj dite nuk ka shkuar për të verifikuar ngjarjen e rëndë, provojmë ta takojmë vetë dhunuesin, me shpresën se do të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit.

Por më përpara, e përballim me Agimin, bashkëshortja e të cilit u dhunua barbarisht.

Dhe pasi e ka pranuar dhunën edhe përpara kameras, është momenti ta takojmë.

Dhe pas këtij shikimi paralajmërues, viktimë e dhunës për pak bëhet edhe kameramani i trupës tonë.

Ishim me fat që nuk kishte lopatën me vete.

Pavarësisht insistimit tonë, ky zotëri nuk bën asnjë hap prapa, madje herë pas here e demonstron karakterin prej dhunuesi.

Jemi të sigurtë se nga dhuna e këtij individi na shpëton vetëm prania e kamerave. Dhe padyshim mungesa e një lopate.

Është mjaft e vështirë që ta bëjmë të arsyetojë, por gjithsesi e provojmë përsëri, për të kuptuar diçka më shumë për shkaqet e këtij konflikti.

Dhe kur menduam se e kishim situatën nën kontroll, dhe dukej se tonet ishin ulur, ndodh e papritura.

Dhunuesi ikën me vrap.

Po policia që sot e kesaj dite nuk është bërë e gjallë?

Policia që duam. Të paktën kështu na e mësoi politika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco