Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Kapet në Tiranë 48-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për drogë

15:06, 31/03/2023
A+ Aa A-

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Milano".  

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata kriminale".

“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:  B. U., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.” – njofton policia.    

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco