KAFE SHQETO/ Marsi i përgjakur i 2023, bilanc i frikshëm, vrasje, plagosje dhe kallashnikov

10:41, 31/03/2023
A+ Aa A-

Eksperti i sigurisë Fatjon Softo ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto”, Syri Televizion ku ka komentuar të gjithë sagën e vrasjeve si dhe atentatet e kryera gjatë ditëve të fundit, ku fatkeqësisht kanë mbetur të vrarë njerëz të pafajshëm.

Bandat kriminale që kanë kapluar vendin tonë janë kthyer në një frikë për jetën , pasi thuajse çdo ditë shihen teksa ‘sulmojnë’ duke panikosur jetën e qytetarëve shqiptarë dhe deklaratat e policisë së vendit tonë lidhen më të shkuarën kriminale të pronarëve të bizneseve ku ata sulmojnë.

Vetëm në fillim të muajt Mars, i cili njihet edhe si muaji i Gruas, Dan Hutra kreu vrasjen makabër në Tiranë ku mbetën të vrara 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, më pas sulmi ndaj një lokali në Don Bosko ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja, ngjarje e cila nuk është zbardhur ende. Vetëm 14 ditë më vonë, u krye një sulm terrorist ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i pafajshëm, Pal Kola.

Pjesë nga deklarata e tij"

Flavio: Muaji Mars ka arritur rekorde të zeza, sa i takon ngjarjeve kriminale. Çfarë do të thotë një përshkallëzim i tillë i situatës në vlerësimin tuaj?

Fatjon Softo: "Marsi ka rreth pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur dhe situata që më shumë ka rënduar është edhe perceptimi i publikut që çfarë po ndodh në këtë vend.

Kjo gjë bën që krimi të marrë hov dhe të jetë më i motivuar, sepse të gjitha atentatet janë të pazbuluara. Qëllohet me armë, përdoren të njëjtat skema të cilat deri më tani kanë funksionuar dhe qytetarët të cilët gjithnjë e më tepër humbin besimin, krijojnë frikën e panikun në vendin e punës kudo që janë, sepse atentatet tashmë janë bërë kur ka konflikte midis palëve zgjidhen  me armë.

Kur kanë atentate këto janë të mirë organizuar dhe kur ka hakmarrje përsëri nuk pyesin, me armë në dorë shkojnë duke lëvizur të lirë nëpër qytet siç ishte rasti i Hutrës dhe shkojnë për të bërë skemat deri në përfundimin e tyre si skema.

Kjo tregon se gjendja e rendit publik është e rënduar, është e tronditur dhe kërkon një qëndrim serioz dhe të veçantë nga shteti dhe organet ligj zbatuese, në veçanti nga politika dhe nga qeveria, sepse të gjitha këta janë një agravim i gjendjes dhe një pasiguri publike si në shkolla si në trafik ashtu edhe në vendet e punës".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco