U hodh nga dritarja e spitalit në Gramsh/ Policia jep detaje për ngjarjen

U hodh nga dritarja e spitalit në Gramsh/ Policia jep detaje për ngjarjen

09:36, 30/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Gramshit ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë të enjte në mëngjes në Spitalin e Gramshit, ku shtetasi Hekuran Llapushi, 65 vjeç, është hedhur nga dritarja e dhomës ku ishte shtruar.

Blutë bëjnë me dije se 65-vjeçari trajtohej në këtë spital, për astmë dhe hipertension.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur “për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike”.

65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e Spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (astmë dhe hipertension).

Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco