VIDEO+EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kavajë, pamje nga vendi i ngjarjes

19:38, 29/03/2023
A+ Aa A-

Dy persona kanë vdekur mbrëmjen e sotme në Kavajë, në një ngjarje që policia e konsiderosh si sherr momental, por nga të dhënat duket se nuk është ashtu, pasi të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje kishin shkuar të armatosur.

Mësohet se fillimisht, Edmond Gosa 43 vjeç nga Kavaja, ka plagosur me thikë 43-vjeçarin Altin Rexha nga Kukësi. Më pas ky i fundit ka qëlluar me pistoletë ndaj Gosës.

Të dy personat kanë humbur jetën.

Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës:

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco