EMRI/ Aksidenti në Laç, identifikohet viktima

EMRI/ Aksidenti në Laç, identifikohet viktima

09:32, 26/03/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen e një përsoni u regjistruar këtë mengjes në aksin Mamurras – Laç.

Ndërkohë që janë identifikuar edhe viktima edhe i plagosuri në këtë ngjarje të rëndë.

Alban Miloti ka ndërruar jetë dhe Elvis Doçi ka mbetur i plagosur nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotem në aksin Mamurras-Laç.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Gjorem. Mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës. I plagosuri është dërguar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip "Volksëagen" me targë AA642IK.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco