Dështon grabitja e armatosur në Lushnjë, policia vihet në ndjekje të hajdutëve nga Elbasani

Dështon grabitja e armatosur në Lushnjë, policia vihet në ndjekje të hajdutëve nga Elbasani

11:01, 25/03/2023
A+ Aa A-

Tri hajdutë që ishin nisur nga Elbasani për të grabitur shtëpinë e një biznesmeni në Lushnjë, u pikasën nga Komisariati i Lushnjës dhe u identifikuan, por nuk u arrit të arrestoheshin. Policia i ndoqi ata ndërkohë që po arratiseshin me Benzin e tyre drejt fshatrave të Peqinit, por, pasi makina ka dalë nga rruga, ata kanë arritur të largohen më këmbë me vrap dhe të fshihen.

Megjithatë, janë zbuluar dhe shpallur në kërkim me tri akuza: R. Ç, 30 vjeç, F. T, 36 vjeç dhe B.M, 66 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Komisariati i Lushnjës, bazuar në inteligjencën informative se disa persona  që qarkullonin me një automjet kishin planifikuar të kryenin vjedhje me armë në një banesë në rrethin e Lushnjës, kanë organizuar punën për parandalimin e vjedhjes dhe kapjen e autorëve.

Tek Rotondo e Çermës, punonjësit e Policisë kanë zbuluar automjetin dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por shoferi nuk është bindurdhe  ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në rrugë.

Policia u vu menjëherë në ndjekje të Benzit, i cili po lëvizte me shumë shpejtësi në drejtim të fshatrave të Peqinit.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Në vijim të hetimeve në kuadër të operacionit “Parandalimi”, u identifikuan tru personat që qarkullonin në automjetin me targa të falsifikuara dhe u bë shpalljen e tyre në kërkim për veprat penale: "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".

Vazhdon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të kryera nga këta shtetas në Lushnjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco