Veliara e nisur për Turqi bllokohet në derdhjen e Semanit, Policia Kufitare tërheq 3 turistët

Veliara e nisur për Turqi bllokohet në derdhjen e Semanit, Policia Kufitare tërheq 3 turistët

10:47, 25/03/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitare e Vlorës ka arritur të nxjerrë në breg shëndoshë e mirë, tri të huaj që kishin mbetur në bordin e një veliere që kishte mbetur në derdhjen lumit Seman për shkak të një difekti.

Policia njoftoi se "mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë u njoftua se 3 persona që ishin duke lundruar në det me një velierë, kishin ngecur përballë derdhjes së lumit Seman pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Ata ishin nisur nga Kroacia për në Turqi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 3 shtetasve të huaj dhe i kanë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare drejt Stacionit Kufitar të Triportit.

Të tri shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco