Humb jeten shqiptari në Itali, e përplasi me furgon bashkatdhetari

Humb jeten shqiptari në Itali, e përplasi me furgon bashkatdhetari

10:04, 23/03/2023
A+ Aa A-

Një 59-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë të martën në provincën e Caserta-s në Itali. Ai ishte duke lëvizur me një biçikletë, kur u përplas nga një furgon. Policia ka arrestuar shoferin, i cili është një 28-vjeçar, po ashtu shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit të 21 Marsit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, furgoni ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë.

Shoferi pasi përplasi 59-vjeçarin u largua në këmbë. U desh të kalonin disa orë që të zbulohej identiteti i tij dhe më pas të vihej në pranga.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes shkoi urgjenca, por ishte tepër vonë. Sipas hetimeve, 59-vjeçari ishte duke shkuar në një klinikë për të kryer analiza mjekësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco