VIDEO-SYRI TV/ Ngel në burg inspektori i ATP, Ilir Kapetani, zbardhen kërcënimet e shantazhet

17:09, 22/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme la në burg për korrupsion Ilir Kapetanin, inspektor pranë Agjencisë së Pronave. Gjithashtu GJKKO rikonfirmoi masat detyrim paraqitje për 9 qytetarë të cilët u mashtruan nga inspektori për të dhënë para, në këmbim të kthimit apo kompensimit të pronave. Ndërkohë, në dosjen hetimore, zbardhen përgjime e biseda, deri në kërcënime e shantazhe, mes Kapetanit e qytetarëve.

Nga SYRI TV

Arrest me burg cakton Gjykata e Posaçme për inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani, i arrestuar për korrupsion. Ai doli këtë të mërkurë përpara Gjykatës, ku u përball me akuzat, ku SPAK pretendon se është i përfshirë në të paktën 14 episode korruptive.

Veprimet kanë ndodhur me trashëgimtarë të ish-pronarëve, duke iu marrë shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Personat e tjerë të përfshirë pretendojnë se janë mashtruar nga Kapetani, duke i dhënë shuma parash, por pa iu zgjidhur çështjet. Ndërkohë dy shtetas janë lënë këtë të mërkurë nga GJKKO në masën arrest shtëpie, 6 të tjerë me detyrim për tu paraqitur dhe një me ndalimin e daljes jashtë vendit. Ata akuzohen për veprën penale të ‘Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’.

Ilir Kapetani ‘Arrest me burg’

Arben Lika ‘Arrest shtëpie’

Artur Gashi ‘Arrest shtëpie’

Xhoinaldo Voci ‘Detyrim paraqitje’

Gëzim Teza ‘Detyrim paraqitje’

Dilaver Dervishi ‘Detyrim paraqitje’

Luan Alku ‘Detyrim paraqitje’

Arben Haxhija ‘Detyrim paraqitje’

Jovan Zeka ‘Detyrim paraqitje’

Valbona Bablusha ‘Mosdalje nga vendi’

Në dosjen e prokurorit të çështjes, rezultojnë biseda dhe përgjime të komunikimeve që Kapetani ka patur me qytetarët. Në një nga komunikimet me Kapetanit, duket se është nervozuar me qytetarin, ky i bën edhe presion.

ILIR KAPETANI: Po shkrove kështu nëpër mesazhe jo lekët, jo stërlekët do të të thyej celularin edhe hundën, dakort? Kaq po të them edhe njëherë… Të kam porositur njëqind herë, mos komuniko fare, as lekë as… Do të të takojn unë ty sot, mirë? Edhe të shohësh ti estradë pastaj, hajd mirupafshim…’.

Por kur qytetarët kuptojnë se janë mashtruar, disa prej tyre bëjnë kallëzime penale, ndërsa të gjithë i shkruajnë dhe i telefonojnë për borxhet. Shumat variojnë nga 150 mijë deri në 3 milion lekë, teksa inspektori gjen pretekste të ndryshme për ti shmangur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco