Masakra e 1 marsit/ Flet për Syri Tv Kujtime Hysa: Vajza iu lut Dan Hutrës të mos na vriste, na qëlloi pa mëshirë

17:13, 20/03/2023 Nga Bleona Sari
A+ Aa A-

Kujtime Hysa, ish-vjerra e Dan Hutrës e cila ishte një nga të plagosurat e masakrës së datës 1 mars rrëfen ekskluzivisht për Syri TV detajet e ngjarjes së rëndë.

Teksa ka pak ditë që ka lënë ambientet e spitalit e moshuara rrëfen se pretendimi i Dan Hutrës ka qenë se u denoncua dhe u fut në burg padrejtësisht.

Ndërkohë që Dan Hutra nuk është ndalur edhe pse vajza, Elena Hysa i ka kërkuar të ndalojë.

"Vajza iu lut të mos të na vrasë, Dan Hutra na qëlloi pa mëshirë" ,thotë ajo.

Teksa e moshuara tregon se Dan Hutra fillimisht ka provuar nëse arma i shkrepej, duke qëlluar me plumba murin e brendshëm të shtëpisë dhe më pas drejt ish-partneres, pa mundur ta ekzekutojë.

Intervista për Syri Tv

Si ndodhi ngjarja atë ditë?
Ishte ora 12.00. Unë dhe goca e madhe ishim në shtëpi. Nusja dhe goca e vogël dolën jashtë larë makinën. Në ato minuta që po ndërronte goca çunin, erdhi ky. Kishte mbaruar punë me ato dyja jashtë. kur erdhi brenda më tha mua mos lëviz. Nxori thikën dhe më goditi në gjoks. Ju më keni denoncuar, tha. Më goditi me thikë. Pastaj i gjuajti gocës, pjesën e fytyrës ia hoqi krejt. Pastaj nxori armën automatik, provoi njëherë në sallon a punon apo jo. Mbrapa qëlloi gocën. Goca iu lut, për kokë të djalit ik i ka thënë. Ai shkarkoi automatikun. Doli jashtë më pas. Unë dola me plagë, me gjak dhe kërkova ndihmë. Ishin disa komshinj. Kur kam dalë te dera e shtëpisë goca ishte përmbys mbi timonin e makinës, nusja ne cep të makinës përmbys edhe ajo. Na kanë marrë nja dy të lagjes. 

Ju kishte kërcënuar më herët?
Ai ishte në burg. 

Ishit në dijeni që ishte person me precedent të mëparshëm penal? 
E kemi parë pasi e ka denoncuar goca. Atëherë ia kemi parë ato që ka bërë në jetë, nuk dinim asgjë më parë se ccfarë njeriu ishte. 

Ju ka treguar goca që ushtronte dhunë?
Po, na ka treguar. Merrte ne telefon. E rrihte. 

Një apel për fëmijët që ndodhen në shtëpinë e fëmijës?
Për fëmijët, me na ndihmuar shteti...Duhen rritur ata. S'e di ç'do bëjmë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco