Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Tri arrestime në Sarandë, dy për kanabis

Tri arrestime në Sarandë, dy për kanabis

09:25, 18/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Sarandës njoftoi se ka arrestuar tri persona, dy prej tyre për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kanabis sativa.

U arrestua Edlor Omeri, 26 vjeç, banues në Sarandë, i cili shte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë më 19 korrik 2022, pasi ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.  Omeri ishte kapur në vitin 2020 dhe gjatë kontrollit fizik, policët i kishin gjetur një sasi lënde narkotike kanabis.

Po ashtu, po dje, Komisariati i Sarandës arrestoi M. M., 31 vjeç, banues në Ksamil, pasi gjatë kontrolit fizik nga policia iu gjet një sasi kanabisi.

Një i tretë u arrestua,  P. Q, 41 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se kishte dalë jashtë duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest shtëpie”, ndërkohë që ishte dënuar për vjedhje me dhunë.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë  referuan materialet në Prokurori për shtetasit E. V., 41 vjeç dhe S. A., 50 vjeç, banues të dy në Sarandë, pasi dyshohen se kanë hedhur disa inerte në vendin e quajtur “Kodra e Marinës”, në lagjen nr.3, Sarandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco