Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Emigrantë në SHBA: Si të marrësh një kopje të dosjes personale të dokumentave të emigracionit

Emigrantë në SHBA: Si të marrësh një kopje të dosjes personale të dokumentave të emigracionit

07:19, 18/03/2023
A+ Aa A-

Për çështje të emigracionit të qytetarëve shqiptarë në SHBA, avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve si më poshtë

Kam paraqitur kërkesë për të emigruar shumë vite më parë dhe më është refuzuar. Aktualisht jam pa dokumente dhe kam frikë se do të më dalin probleme. Vëllait sapo iu aprovua kërkesa, dhe ka marrë dokumentat. Mendoj se nëse ia them këtë gjë gjykatësit të emigracionit, mund të më aprovohet kërkesa edhe mua, sepse kemi të njëjtën çështje. Fatkeqësisht, më kanë humbur të gjithë dokumentat e mi dhe avokati që kam patur dikur ka dalë në pension. Çfarë mund të bëj?/Anonim/Queens, New York

Ju takon me ligj të merrni një kopje të dosjes së dokumentave tuaja të emigracionit nëse paraqisni një kërkesë për to (FOIA request). Aktualisht, mënyra më e mirë për të shmangur vonesat është paraqitja e kësaj kërkese FOIA nëpërmjet internetit në adresën https://www.uscis.gov/records. Aftësia e Shërbimit të Nënshtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) për të proçesuar dhe shpërndarë të dhënat që gjenden në arkivat e tij ka rënë ndjeshëm. USCIS-i ju sugjeron që të përdorni sistemin FOIA në internet për të bërë kërkesë për:

• Dosjen tuaj përsonale të emigracionit.

• Dosjen e emigracionit të një personi tjetër, ose

• Informacione që nuk i përkasin A files (dosjeve që përmbajnë të dhënat e emigracionit të të huajve që u është dhënë i ashtuquajturi numër identifikues A number),  siç janë komunikatat, të dhënat apo rregulloret (e USCIS-it).

Kërkesës së paraqitur, USCIS-i do t’i japë përgjigje në llogarinë tuaj në internet ku dhe do t’ju njoftojë lidhur me kërkesën. Mund të merrni përgjigje më të shpejtë nëse e bëni kërkesën FOIA përmes internetit. 

Për të marrë të dhënat tuaja në mënyrë sa më efikase, shkoni në faqen e USCIS-it që quhet Electronic Reading Room (Dhoma Elektronike e Leximit – ku mund të gjeni të dhënat) për të konfirmuar nëse kanë dalë ende dokumentat që ju nevojiten. Kërkesa i duhet bërë agjencisë së duhur duke rishikuar seksionet e mëposhtme. USCIS-i nuk i ka të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me emigracionin. Gjithashtu, USCIS-i ju sugjeron të bëni kërkesë vetëm për dokumentat që ju nevojiten, në mënyrë që të mund t’i përgjigjet shpejt kërkesës suaj të paraqitur në formë preçize. Duhet ta bëni kërkesën në internet në mënyrë që kërkesa juaj të futet në radhë menjëherë; të siguroheni që USCIS-i e ka marrë kërkesën tuaj; si dhe të njoftoheni kur USCIS-i të ketë filluar të merret me kërkesën tuaj. Është e lehtë të shohësh të dhënat në internet nga celulari, tableti apo kompjuteri që keni. Këto të dhëna më pas mund t’ia dërgoni dikujt tjetër si p.sh. një avokati apo një kongresmeni; mund t’i shkarkoni ato nga interneti si dhe t’i shtypni. USCIS-i sugjeron që të shihni një video udhëzuese në youtube.com në adresën  https://www.youtube.com/watch?v=FN7eQyJcV7M&feature=youtu.be

Përveç sistemit në internet, ka dhe mënyra të tjera për të bërë kërkesën për marrjen e të dhënave të emigracionit, por kërkesat përmes email-it, fax-it apo shërbimit postar e vonojnë marrjen e përgjigjes. Nëse e paraqisni kërkesën me postë, atëherë duhet që:

• Të plotësoni dhe të firmosni formularin G-639, Freedom of Information/Privacy Act Request pasi të keni lexuar më parë udhëzimet në https://www.uscis.gov/sites/default/files/document/forms/g-639instr.pdf 

• Të shkruani një kërkesë për të dhënat që përmbajnë emrin tuaj, adresën postare, datën e lindjes, vendin e lindjes si dhe firmën e noterizuar ose të firmosur nën betim.  

• Nëse jeni personi nën emrin e të cilit janë të dhënat (Subject of Record) dhe po kërkoni këto të dhëna për veten tuaj, atëherë duhet të paraqisni të gjithë informacionin që ju kërkohet për të verifikuar identitetin tuaj.  Duhet gjithashtu të firmosni kërkesën si dhe të noterizoni firmën OSE ta vini firmën nën betim. 

Nëse NUK jeni personi nën emrin e të cilit janë të dhënat, por po i kërkoni këto të dhëna në emrin e tij (ose të saj), duhet gjithsesi të paraqisni një deklaratë nga personi që verifikon identitetin e tij ose të saj si dhe një marrëveshje të dhënë nga ky person që vërteton se është dakort që USCIS-i t’jua japë ju dosjen personale të të dhënave të tij (ose të saj). Duhet gjithashtu të paraqisni adresën aktuale të personit në emrin e të cilit janë të dhënat. Adresa që do të paraqisni mund të jetë një adresë e vlefshme banimi, adresa APO (adresa zyrtare e ushtrisë nëse personi po kryen shërbim ushtarak), ose adresa “In Care of [emri i personit tjetër që merr postën në emrin tuaj]”, ose një adresë komerciale në SHBA. Nëse personi nën emrin e të cilit janë të dhënat e merr postën në një kuti postare brenda zyrës postare atëherë mund të vendosni atë që quhet “PO box”. Nëse posta i dërgohet dikujt tjetër dhe jo personit në fjalë, atëherë shkruani “In care of” si pjesë përbërëse e adresës postare. 

Procesi i verifikimit në rastin kur kërkesa paraqitet nga një palë e tretë. 

Nëse është një palë e tretë që kërkon dosjen për një individ të caktuar, kërkuesi që përbën palën e tretë duhet të paraqesë dokumenta që vërtetojnë identitetin e individit nën emrin e të cilit janë të dhënat, së bashku me lejen me shkrim nga individi përmes së cilës ky i fundit autorizon dhënien e dosjes me informacion personit të palës së tretë që ka paraqitur kërkesën në emër të individit (subjektit), ose dokumenta që dëshmojnë që individi, dokumentat e të cilit po kërkohen, ka vdekur (p.sh., një kopje e çertifikatës së vdekjes ose një nekrologji). Është pjesë e autoritetit diskrecional që çdo departament ose agjenci qeveritare të mund t’i kërkojë personit të palës së tretë që ka paraqitur kërkesën, të paraqesë dokumenta shtesë për të verifikuar nëse individi, dokumentat e të cilit po kërkohen, ka dhënë pëlqimin për këtë kërkesë ose ai individ ka vdekur.

Më pas kërkesa i dërgohet USCIS-it:

    Me e-mail në:  uscis.foia@uscis.dhs.gov

    Me postë në adresën:

    National Records Center (NRC) 

    FOIA/PA Office 

    P.O. Box 648010 

    Lee’s Summit, MO 64064-8010 

    Me faks në: 816-350-5785;

Nëse e bëni kërkesën me njërën nga mënyrat që sapo përmendëm, do t’ju duhet të prisni derisa USCIS-i ta marrë kërkesën tuaj, ta hapë dhe më pas ta fusë në radhë për marrje në shqyrtim; do t’ju duhet të komunikoni me postë me USCIS-in në rast se nevojitet më shumë informacion për të përmbushur kërkesën; si dhe do t’ju dërgojnë me postë një CD që përmban çfarë keni kërkuar./Marre nga gazeta Illyria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco