Prindërit po kujdeseshin për bletët, 4-vjeçari u largua dhe u gjet i mbytur në liqen

Prindërit po kujdeseshin për bletët, 4-vjeçari u largua dhe u gjet i mbytur në liqen

16:19, 16/03/2023
A+ Aa A-

Janë mësuar detaje të reja mbi rrethanat e ngjarjes ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën në Sarandë. I mituri ishte me babain dhe nënën, afër kanalit ushqyes të liqenit të Mursisë ku kanë edhe bletët.

Fëmija A. K luante dhe është larguar pa u vëne re nga prindërit dhe kishte rënë në kanalin ushqyes të liqenit. Në momentin kur kanë vënë re mungesën e fëmijës, prindërit filluan kërkimet me banorët e zonës dhe e gjetën atë në liqen pa shenja jete, rreth gjysmë ore më vonë.

Sipas bluzave të bardha fëmija ka shkuar në spital pa shenja jete, e megjithatë iu bë EKG për të parë nësë fëmijës i kishte ndaluar zemra apo jo. Ekspertiza mjeko-ligjore do përcaktojë shkakun e humbjes se jetës së fëmijës. 3 vjeçari ishte fëmija i vetëm i familjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco