Masakra në Tiranë/ Mikesha: Mimoza mblidhte kanoçe, punonte me 2 turne

Masakra në Tiranë/ Mikesha: Mimoza mblidhte kanoçe, punonte me 2 turne

10:49, 13/03/2023
A+ Aa A-

Mimoza Paja, rreth 58 vjeç, u vra pas të shtënave me armë në lokalin ku edhe punonte banakiere. Lokali ku edhe ndodhi ngjarja është në pronësi të Fatjon Muratit, një emër i njohur i botës së krimit.

58-vjeçarja bëhet me dije se ka pasur një jetë të vështirë. Mikesha e saj ka folur për “News24”, ku edhe ka treguar problematikat.

Ishte e varfër. Në lokalin ku punonte më parë, përveç punës që bënte, mblidhte edhe kanoçe. Ndërsa në lokalin e Fatjon Muratit, Mimoza punonte 16 orë, dy turne”, ka thënë ajo.

Sipas mikeshës, Mimoza ishte në vështirësi ekonomike, madje mblidhte edhe kanoçe dhe më pas i shiste. 58-vjeçares kishte tre vite që i kishte vdekur edhe bashkëshorti, ndërsa për të mbajtur familjen ajo punonte dy turne.

“Ishte e varfër, mblidhte kanoçe dhe i shiste. Ka lënë 4 fëmije. Ishte e sëmurë. Punonte për copën e bukës. Ishte me qira. Më thoshte që kam 6 muaj pa paguar qiranë. Ka pasë punuar edhe në një lokal tjetër në lagje si pastruese. Punonte dy turne tek puna e re”, mësohet të ketë thënë mikesha e Mimoza Pajës.

Mimoza Paja ishte nënë e katër fëmijëve, 3 vajza dhe një djali.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco