Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Prishtina ua ndalon autobusëve ndërurbanë hyrjen në brendësi të kryeqytetit

Prishtina ua ndalon autobusëve ndërurbanë hyrjen në brendësi të kryeqytetit

09:53, 13/03/2023
A+ Aa A-

Prishtina ka vendosur të mos lejojë hyrjen e autobusëve ndërurbanë në brendësi të kryeqytetit.

Në një njoftim zyrtar më 10 mars  nga komuna thuhet:  "Drejtoria e Inspeksionit, nga sot ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë që ka për qëllim inspektimin, përkatësisht, parandalimin e futjes në brendi të qytetit të opertorëve (ndërurban) që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë, dhe anasjelltas.
Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për shkak se, këta operatorë duke u futur në brendi të qytetit përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit të njëjtit me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet.

Për këtë qëllim, Drejtoria e Inspeksionit kërkon nga të gjithë operatorët ndërurban që të respektojnë në mënyrë strikte vijën e qarkullimit të tyre për shkak se në të ardhmen përveç gjobave ndaj tyre do të inicohet edhe procedura e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco