Ministrja Haxhiu i kërkon Serbisë që të transferojë në Kosovë dy të burgosur shqiptarë

Ministrja Haxhiu i kërkon Serbisë që të transferojë në Kosovë dy të burgosur shqiptarë

08:40, 13/03/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Serbia, që të transferojë në Kosovë, dy të burgosur shqiptarë.

"Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t'i transferojë në Republikën e Kosovës, - njoftoi Haxhiu në Fb. - Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.

Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra.

Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco