Probleme me furnizimin me ujë të Durrësit në fundjavë, difekt në pompa

Probleme me furnizimin me ujë të Durrësit në fundjavë, difekt në pompa

13:33, 11/03/2023
A+ Aa A-

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizimeve të Durrësit njoftoi sot se për shkak të një difekti që ka ndodhur në stacionin e pompave në Fushë Kuqe mund te ketë probleme ne furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Për shkak të motit të keq ka pasur  ndërprerje të energjisë elektrike dhe për pasojë tubacioni kryesor ka pësuar dëmtim të rëndë.

Brigada e avarisë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për riparimin e difektit.  SHRUKD  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohëshme, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco