VIDEO/ Vdes i aksidentuari në Korçë, shoferi iku nga vendi i ngjarjes

20:02, 10/03/2023
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë i aksidentuari në Korçë.

Burime zyrtare nga policia e qytetit juglindor bëjnë me dije se, i aksidentuari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Shoferi që e ka aksidentuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Korçës/ Informacion paraprak

Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec’, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco