Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ Tritol banesës së Skënder Likës në Kurbin, banorët: Ishte si tërmet

17:13, 10/03/2023
A+ Aa A-

Hidhet në erë me tritol gjatë natës banesa e Skënder Likës në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Nga shpërthimi ka pasur dëme të mëdha materiale në banesën e Likës dhe fqinjëve. Policia ka ngritur si pistë kryesore hakmarrjen pasi Skënder Lika dhe i biri janë nën akuzë si autorë të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Ndërsa nipi Ilir Likaj është arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Nga SYRI TV

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në Sanxhak të Laçit në pronësi të Skënder Likës, një emër i njohur për policinë e Kurbinit, pasi së bashku me të birin u përfshinë në vrasjen e një biznesmeni.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por dëmet materiale në banesën e familjes Lika janë të konsiderueshme siç duken edhe nga pamjet që sjell Syri Televizion.

Dëmeve nuk i kanë shpëtuar as banesat e kushërinjve të familjes së Skendër Likës, të cilët janë shprehur se janë terrorizuar nga ky shpërthim.

Ata janë shprehur skeptikë për punën e Policisë së Kurbinit teksa kërkojnë zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Policia dhe Prorkuroria kanë nisur një hetim për ngjarjen, teksa po vëzhgohen kamerat e sigurisë dhe janë grumbulluar provat në vendngjarje.

Skënder Lika është babai Llej Likës autorit te vrasjes së biznesmenit Rakip Rolli. Vrasja e këtij të fundit ndodhi pasi djemtë e tij kishin dhunuar kohë më parë Llej Likën.

Po ashtu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve mirditore në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco