Lajmi i fundit

LIVE/ Sulmet ndaj gazetarëve, protestë para parlamentit

SYRI TV/ Punimet e dobëta: Dëmtohet çatia e memorialit të Heroit Kombëtar

11:55, 08/03/2023
A+ Aa A-

Memoriali i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti, në Lezhë është dëmtuar në pjesën e çatisë. Sipas përgjegjësit të Trashëgimisë Kulturore, Paulin Zefi, shkak mendohet cilësia e dobët e punimeve dhe i kërkon Ministrisë së Kulturës të ndërhyje. Madje ka qenë ky dëmtim që ka sjellë edhe anulimin e aktivitetit të 550-vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriotit më 17 janar të këtij viti

SYRI TV

Megjithëse u restaurua në vitin 2018 nga Ministria e Kulturës dhe u shpenzuan rreth 33 mln leke të reja, ,emoriali i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti, në Lezhë është dëmtuar në pjesën e çatisë. Sipas përgjegjësit të Trashëgimisë Kulturore, Paulin Zefi, shkak mendohet cilësia e dobët e punimeve, për të cilën firma duhet t'i kishte marrë parasysh.

Si rezultat i dëmtimit të çatisë u anulua dhe aktiviteti për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit me 17 janar të këtij viti.

Zefi bëri me dije se edhe pse i është thënë se është ngritur një grup punë për të verifikuar situatën, në terren nuk është parë njeri.

Qe prej vitit 2002, Bashkia e Lezhës mirëmban objektin, po pa pasur mundësi për të bërë asnjë ndërhyrje pasi është objekt i rëndësisë se veçantë dhe mbrohet nga Ministria e Kulturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco