Kërcënonin një familje që t’u jepte pasurinë, arrestohen dy persona në Tiranë

Kërcënonin një familje që t’u jepte pasurinë, arrestohen dy persona në Tiranë

13:39, 04/03/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar në Tiranë nga Komisariati nr. 2, pasi kërcënonin dhe shantazhonin familjen e një 34-vjeçari për t’i zhvatur shuma parash.

Policia kreu një operacion të koduar si "Credit" dhe bëri arrestimin e menjëhershëm të tyre, pas kallëzimit të bërë nga një shtetas.

Në pranga ranë M. L, 23 vjeç dhe B.A, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" kryer në bashkëpunim si dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".

Policia tha se gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për dhënie pasurie, një 34-vjeçar dhe familjarët e tij.

Po ashtu, ka rezultuar se 2 të arrestuarit organizonin lotari të palejuara, me anë të aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Pamjet e arrestimit nga Policia e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco